Telegrafi

Tre persona lëndohen në një aksident mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:11 mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerr pasagjerët.

“Sot më datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion.

Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.

Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/