Telegrafi

Aksident mes motoçikletës dhe një këmbësori në Mitrovicë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku si pasojë është lënduar një motoçiklist dhe një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 21:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor, si pasoj e aksidentit këmbësori dhe motoçiksiti kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.