Pesë persona kanë marrë lëndime trupore sot në një aksident i cili ka ndodhur mes katër veturave në Gllarevë të Klinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi. /Telegrafi/