Telegrafi

Aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre persona pësojnë lëndime

Një aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë ka lënë të lënduar tre persona.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Telegrafi/