Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Veternik

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. /Telegrafi/