Pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:27 në fshatin Llaushë, të Skenderajt.
Tutje në raport, bëhet e ditur se të aksidentuarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksident janë lënduar tre persona një mashkull dhe dy femra kosovare, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/