Site icon Telegrafi

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:45 në rrugën “Ismet Kryeziu”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksident, njëri nga ngasësit pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport. /Telegrafi

Exit mobile version