Telegrafi

Aksident mes dy veturave në Batllavë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Batllavë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti trafikut rrugor. /Telegrafi/