Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Nga pamjet e publikuara në rrejtët sociale, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë, dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/