Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në Prishtinë, ku si pasojë një person është lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se “Rreth orës 14:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë”.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë. Një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci. /Telegrafi/