Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën për Shkup, konkretisht në Ferizaj.
Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale që shihet se janë të mëdha, nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/