Dy autobusë janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë.
Polica ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:50, është pranuar informata për një aksident trafiku, në mes të dy autobusëve, në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me qëllim hetimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha Borovci. /Telegrafi/