Telegrafi

Aksident komunikacioni në qendër të Pejës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte pak minuta pas mesnatës në qendër të qytetit në Pejë.

Aksidenti ka ndodhur kur dy automjete janë përplasur mes vete në udhëkryqin me semaforë në qendër të qytetit në Pejë.

Policia nuk ka dhënë detaje për aksidentin, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por shihet se automjetet janë të dëmtuara shumë.

Telegrafi ka siguruar video nga vendi i aksidentit, ku shihen automjetet e aksidentuara dhe semafori i rrëzuar për tokë nga goditja e njërës nga veturat.

Sapo të sigurojmë informacione zyrtare Telegrafi do t’iu informojë me detajet lidhur me aksidentin. /Telegrafi/