Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e pasdites në Veternik të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Flora Ahmeti- zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 16:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.
Me rastin është duke u marr policia e komunikacionit rrugor. /Telegrafi/