Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16:30, është raportuar për një aksident trafiku në Rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë. Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë”, tha Borovci.
Sipas tij, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti. /Telegrafi/