Telegrafi

Aksident komunikacioni në Mitrovicë, vdes një person

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka marr lëndime trupor në një aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 05:40 në fshatin Shupkofc, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, drejtuesi i veturës kishte humbë kontrollin mbi veturën dhe ishte rrokullisur, ndërkaq vetura ishte përfshi nga zjarri.

“Në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhë një aksident trafiku me pasoja fatale, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Sipas informatave drejtuesi i veturës kishte humbë kontrollin mbi veturën, ishte rrokullisur dhe vetura ishte përfshi nga zjarri. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, një tjetër ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/