Site icon Telegrafi

Aksident komunikacioni në Ferizaj, lëndohet motoçiklisti

Në një aksident komunikacioni në orët e pasdites në Ferizaj, mes një veture dhe motoçiklete, ka mbetur i lënduar ngasësi motoçikletës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarjen e ka konfirmuar Kanun Veseli – zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 16:15 në rrugën ‘ Rexhep Bislimi’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore të cilën e drejtonte I.B. ( M/K) i moshës 51-vjeçar dhe një motoçiklete. Për pasojë motoçiklisti i moshës 18-vjeçare E.R. pëson lëndime trupore, i cili pasi merr ndihmën e parë  mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj,  dërgohet në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Veseli.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori  kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version