Telegrafi

Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, tre të lënduar

Në fshatin Leshan të Komunës së Pejës ka ndodhur një aksident i rëndë komunuikacioni, ku të përfshira kanë qenë disa vetura dhe nga përplasja kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mund të konfirmoj se në Leshan ka ndodhur një aksident, ku për pasojë lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ibraj, për Klan Kosova.

“Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ku po shikohen rrethanat se si ka ndodhur ky aksident”, tha Ibraj.

Zëdhënësi Ibraj nuk ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve, vetëm se ka konfirmuar se ata janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal.