Site icon Telegrafi

Aksident hekurudhor në Prilep, një person i vdekur dhe njëri në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë treni mëngjesin e sotëm në afërsi të Prilepit.

Sipas informacioneve fillestare, treni që udhëtonte në linjën Manastir-Shkup afër Prilepit ka goditur një veturë dhe një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në spital me lëndime të rënda.

Raportohet se në aksident ka humbur jetën një 34 vjeçar me iniciale D.M.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00.

Exit mobile version