Si pasojë e daljes nga binarët të një treni pasagjerësh, në rajonin e veriut të Indisë, Uttar Pradesh, është rritur në 115 numri i të vdekurve.
Drejtori i Policisë Daljeet Chaudhary, tha se njësitë e sigurisë, ekipet e shpëtimit dhe me mbështetjet e qytetarëve kërkimet vazhdojnë.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur 14 vagonët e një treni pasagjerësh që udhëtonte nga Patna drejt Indores kanë dolën nga binarët. Ndërkohë, shkaku i këtij aksidenti ende nuk dihet.
Në një deklaratë për mediat, kryeministri i vendit, Narendra Modi, tha se janë shumë të pikëlluar nga ky aksident. Ai u përcolli ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave. /Telegrafi/