Një vajzë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra dje në aksidentin në mes dy veturave në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Sipas raportit 24-orësht të Policisë së Kosovës, lëndime trupore kanë marrë edhe tre meshkuj, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim