Telegrafi

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të martë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, i cili ka rezultuar me pasoja fatale për jetën e një njeriu.

Në këtë aksident është përfshirë një kamion dhe një veturë, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë”.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/