Telegrafi

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj, policia jep detajet

Foto: Ilustrim

Një persona ka vdekur dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore, si pasojë e një aksidenti në rrugë Prishtinë-Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, tha Hoxha.

Ai apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetëm duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore. /Telegrafi/