Rreth orës 15:30 në magjistralen Prishtinë Podujevë respektivisht në fshatin Sibovc, Komuna e Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një këmbësori.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Telegrafin, se për pasojë këmbësori një fëmijë 8-vjeç ka humbur jetën.
Hetuesit e policisë se trafikut kane dalë në vendin e ngjarjes, dhe aktualisht janë duke punuar për sqarimin dhe ndriçimin e shkaqeve dhe rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident.