Telegrafi

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 19:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident me fatalitet në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete.

Siç njofton policia, në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

“Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/