Telegrafi

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në Klinë

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:54 në fshatin Gurakoc, Klinë.

Siç thuhet në raport, tre personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Pejës dhe një është dërguar në QKUK.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga vozitësit mashkull K-shqiptar ka vdekur dhe katër të tjerë meshkuj K-shqiptarë janë lënduar. Tre të lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe një është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/