Site icon Telegrafi

Aksident me fatalitet në Hodonovc të Kamenicës, një i vdekur dhe tre të lënduar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës, ku një person, 33 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkaq tre të tjerë kanë pësuar lëndime.

Valon Osmani nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit bëri të ditur për Telegrafi se sot rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes”, tha Osmani.

Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.

Shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve. /Telegrafi/

Exit mobile version