Telegrafi

Aksident me fatalitet në Ferizaj – arrestohet shoferi që goditi me veturë këmbësorin

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 24:00 në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë i dyshuari me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull i cili ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/