Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në Drenas, policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë ndërruar jetë dhe tre të tjera kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.

Sipas raportit, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në fshatin Gllobar, Drenas.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.

Lexo po ashtu Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Skenderaj – Drenas

Ndërsa siç bëhet e ditur në raport, drejtuesi i njërës veturë është dërguar në mbajtje.

“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe  3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/