Telegrafi

Aksident automobilistik në Lupç – policia jep detajet

Foto: Ilustrim

Të dielën në mesditë ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në fshatin Lupç, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/