Telegrafi

Akrobatja ruse humb baraspeshimin gjatë performancës në unazë të lidhur me litar, rrëzohet në tokë – i shpëton më të keqes

Një akrobate e cirkut Cirque du Soleil është përplasur në tokë, gjatë performancës së saj rutinore para qindra të pranishmëve.

Rusja Mariia Konfektova u hospitalizua pasi u rrëzua derisa po performonte në unazë të varur në litar, pa përdorur as edhe një mjet mbrojtës, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit mbetën të habitur dhe mbretëroi qetësia kur akrobatja humbi baraspeshimin dhe u rrëzua në tokë.

E këtë moment rrëqethës e ka filmuar me telefon një 10-vjeçar, i cili fillimisht mendoi se rrëzimi ishte pjesë e spektaklit.

Konfektova po performonte para audiencës në Portland, Oregon të SHBA-ve, kurse stafi i cirkut thanë se rusja ishte me vetëdije të plotë kur u dërgua në spital për trajtim.

Gjendja shëndetësore e Konfectovas mbetet e paqartë, por ajo përmes një postimi në Instagram ka njoftuar që fatmirësisht është mirë. /Telegrafi/