Një akrobat është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga pesë metra lartësi në atë që quhet “rrota e vdekjes” gjatë një performance në cirk në Yarmouth të Britanisë së Madhe.
Në një video amatore shfaqet audienca që shikonte me kujdes kur akrobati ra, dhe të gjithë të pranishmit filluan të bërtasin, transmeton Telegrafi.
Një dëshmitar okular ka thënë se akrobati ka rënë nga struktura e metaltë, dhe është përplasur në tokë.
E pas këtij incidenti i tërë spektakli është ndërprerë, dhe në vendin e ngjarjes u shfaqën policia dhe autoambulancat.
Akrobati raportohet të ketë thyer kockat, por që mrekullisht akoma kishte vetëdije në momentin kur u shfaq autoambulanca për ta marrë dhe dërguar në spital. /Telegrafi/