Dy akrobatë kanë lënë gojëhapur qindra spektatorë teksa kanë performuar ndërmjet dy ndërtesave në New York.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për akrobatët Nik e Lijana Wallenda të cilët kanë ecur nëpër një kabllo çeliku, në një lartësi prej 25 katësh.
Fillimisht, siç bëhet e ditur, gjatë “rrugëtimit” ata u bashkuan në një pikë në mes, ku ishte edhe momenti kulminant.
Në atë moment, Nik thuhet se kërceu mbi Lijanën dhe ata vazhduan deri në skajet, duke e përfunduar performancën me sukses.
Për Lijanën, e diela ishte një moment rikthimi. Dy vjet më parë, ajo pothuajse vdiq kur ajo ra 30 metra gjatë stërvitjeve, ndërsa përpiqej të vendoste një rekord të ri. /Telegrafi/