Telegrafi

AKR sot zgjedh ose jo Pacollin president, votimet kanë nisur

Aleanca Kosova e Re nëpër të gjitha degët e saja në tërë Kosovën sot ka hapur vendvotimet, në të cilat do të mund të votojnë anëtarësia dhe mbështetësit e AKR për presidentin dhe organizmat tjerë të partisë.

Procesi i votimit ka nisur nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, dhe vendvotimet do të mbyllen në ora 19:00, me parimin një anëtarë një votë.

Behgjet Pacolli është kandidati i vetëm për president të partisë, për të cilin edhe sot po votohet po ose kundër zgjedhjes së tij.

Jeton Ujkani, kryetar i komisionit komunal zgjedhor të AKR-së në Mitrovicë, ka vlerësuar se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe kësisoj po vazhdohet edhe nëpër komuna tjera.

Ai tha se AKR po fuqizohet me anëtarësi të re të cilët po e shohin AKR-në si të vetmen alternativë. /kp/