Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka takuar deputetët e AKR-së, Islam Pacollin dhe Labinot Tahirin, për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.
Lajmin për takimin me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë e kanë bërë të ditur vetë deputetët e AKR-së përmes postimeve në Facebook.
Pacolli thotë se ia kanë konfirmuar Apostollovës qëndrimin e AKR-së, se nuk do të bëhet pjesë e iniciativës që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin.
“Në takim me shefen e misionit të BE në Kosovë dhe diplomatë tjerë të rëndesishëm, së bashku me kolegun Labinot Tahiri konfirmuam qëndrimin e AKR-së se asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e ndonjë iniciative që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me aleatet perëndimorë”, ka shkruar Pacolli, transmeton Telegrafi.
Edhe deputeti Tahiri ka njoftuar se në takimin e ftuar nga Apostolova, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës, është biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë. /Telegrafi/