Raportimin e mediave, se koalicioni PAN ka arritur marrëveshje me Aleancën për Kosovë të Re (AKR), e ka demantuar Zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Pacollit, Vesel Makolli.
Ai ka theksuar për Telegrafin se presidenti i partisë, Behgjet Pacolli së bashku me familjen e tij janë jashtë Kosovës, respektivisht në shtetin e Zvicrës.
“Nuk ka marrëveshje me PAN-in. Madje as takime nuk ka pasur në mes këtyre dy subjekteve. Ne para pak ditëve jemi takuar me Isa Mustafën, me partinë e të cilit jemi në koalicion”, ka theksuar Makolli.
Ndryshe, mediat sot kanë raportuar se është arritur marrëveshja për ndërtimin e Qeverisë në mes PAN-it dhe AKR-së, ku partia e Pacollit do të bëhej pjesë e ekzuekutivit kosovar.
Të enjten e javës që e lam pas, është mbajtur vazhdim seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj tha se nuk i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e shefit të Parlamentit, duke kërkuar ende kohë për themelimin e institucioneve të vendit. /Telegrafi/