Telegrafi

AKR mban mbledhje urgjente

Aleanca Kosova e Re pritet së shpejti të mbajë një mbledhje urgjente pas njoftimit në media për shkarkimin e ministrit e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj e që vjen nga radhët e kësaj partie.

Nënkryetari i  AKR-së, Agim Bahtiri në një deklaratë për Telegrafin tha se kjo është e turpshme.

“Kjo është e turpshme dhe së shpejti do të marrim një vendim”, tha Bahtiri. /Telegrafi/