Aleanca Kosova e Re, ka reaguar për siç thotë lajme të rreme se gjoja 50 anëtarë të AKR-së në Vushtrri kanë kaluar në LVV.
AKR në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka thënë se Nasuf Aliu ka një vit që nuk është pjesë e AKR-së, kurse gjatë ditë së djeshme u tha se ai dhe 50 persona tjerë kanë kaluar në LVV, gjë që absolutisht është e pavërtetë.
Aleanca Kosova e Re njofton se strukturat e saj në Vushtrri janë të konsoliduara dhe të përgatitura për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe se personat se gjoja kanë aderuar nga AKR në VV për herë të parë i kemi parë.
“Ne i urojmë suksese Aliut, por nuk është mirë që për tu dukur më i rëndësishëm të merret ende me AKR nga e cila përveç pozitave ende bukën e siguron nga ky subjekt”, thuhet në reagim.