Aleanca Kosova e Re përmes një njoftimi për media ka reaguar siq është shprehur ajo ndaj presioneve të ushtruara ndaj aktivistëve të kësaj partie.
“AKR i konsideron të papranueshëm presionet dhe shantazhet ndaj aktivistëve të saj. Do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte ( duke premtuar e kërcënuar) nga krerët e lartë të institucioneve.
Kosova është tepër e vogël që të rajonizohet sipas interesave të individëve të caktuar. Kjo përveç se është e jashtëligjshme, i shërben edhe ndarjes apo rajonizimit të Kosovës.
Aleanca Kosova e Re është parti e gjithë Kosovës dhe parti e të gjitha gjeneratave”, thuhet në njoftim./Telegrafi/