Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka mbajtur një mbledhje urgjente me ç’rast miratoi transferimin e 44 milionë euro në fondin e konsoliduar të Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi .
“Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi edhe transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 39. Veç kësaj, këtu u diskutua dhe u miratua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike”, ka njoftuar AKP-ja. /Telegrafi/