Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.43, ku janë paraparë shitja e 71 aseteve.
Sipas AKP-së, të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin tetor, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në të gjitha gazetat vendore.
“Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 05 dhjetor 2018, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftimin e AKP-së. /Telegrafi/