Site icon Telegrafi

AKP shpall shitjen e 33 aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 43A.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve përmban 33 njësi. Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin tetor, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit wwww.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Ofertat e mbyllura për asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 23 janar 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version