Ankaraja zyrtare ka vendosur që politikanët turq nuk do të mbajnë më takime politike në Gjermani në prag të referendumit të prillit për shtimin e kompetencave për presidentin turk, njoftoi të martën Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e presidentit turk Recep Tayip Erdogan.
Të gjitha mitingjet, të cilat janë planifikuar do të anulohen. Ky vendim është marrë në Ankara, thanë zyrtarë të degës së kësaj partie në Këln.