Agjencia e Privatizimi të Kosovës (AKP) ka marrë në zotërim një nga asetet e saj e cila gjendet në veri të Kosovës, saktësisht afër Liqenit të Ujmanit, në Komunën e Zubin Potokut.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai po ashtu tha se policia ka vepruar me kërkesë të AKP-së.
“AKP i ka disa asete të veta në veri të Kosovës. Ata kanë kërkuar që të asistojmë që të kenë qasje në asetet e veta. Ne kemi asistu me njësitet e policisë së veriut në një fabrikë afër liqenit të Ujmanit”, ka thënë Elshani, duke shtuar se ekipet policore kanë hapur dyert e fabrikës. /Telegrafi/