Site icon Telegrafi

AKP: Dënimi ndaj pronarit të Famipës nuk ka karakter politik

Bordi i AKP sot ka dal në një konferencë për të sqaruar në lidhje me dënimin që ka marr për pronarin e Famipës Ramiz Kelmendi.

Kryetari i Bordit të AKP Petrit Gashi tha se si bord janë të shqetësuar shumë për sulme individuale ndaj stafit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke shtuar se për Famipa AKP ka vepruar në mënyrë ligjore.

“Sulmet personale kanë qenë shumë, vendimet janë të bordit , nuk janë vendime të menaxhmentit dhe janë të bazuar mbi fakte dhe monitorime. Rasti në fjalë është në agjendën e bordit dhe iu siguroj se për vendimin është marrë parasysh çdo fakt dhe analizë dhe rrugëdalje tjetër nuk ka pasur për neve”, ka thënë Gashi, duke shtuar se një vendim i tillë tregon faktin se janë në zbatim të ligjit.

Gashi ka thënë se është e vërtetë se ka pasur një vonesë të marrjes së vendimit për lirimin e ndërmarrjes nga obligimet. “Ky vendim nuk ka karakter politik”, ka thënë Gashi.

Drejtori i AKP-së Ekrem Hajdari ka thënë se ndaj Ramiz Kelmendit do të ndjek procedurat ligjore.

Deputeti Kelmendi i cili është dënuar nga AKP me 1 milion euro ka thënë se dënimi ndaj tij është bërë nga drejtori Hajdari që sipas tij ka karakter politik. /Kp/Telegrafi/

Exit mobile version