Telegrafi

Akoma nuk mendohet për orë policore ose karantinë në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se akoma nuk ka tregues që thonë se është e nevojshme ora policore ose karantinë, për shkak të pandemisë.

Zaev tha se edhe personalisht është kundër masave të tilla, por që nuk përjashtohet plotësisht nëse Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se duhet një gjë e tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“As Qeveria, as Ministria e Shëndetësisë nuk vendosin vetë. Masat sillen me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Informacionet e para që i marrim nga ministri Venko Filipçe, janë se rezultatet e deritanishme shihen. Së pari fillimisht për shkak të frikës nga gjobat, pastaj edhe nga frika e e infektimit”, tha Zaev.

Megjithatë, ai shtoi se masa për karantinë mund të sillet në secilin moment.

“Unë personalisht jam kundër orës policore, karantinës dhe masave të ngjashme, por nëse ka nevojë, natyrisht se do të sillet vendim i tillë. Por, për momentin siç thash, unë personalisht nuk shoh arsye për atë”, tha Zaev./Telegrafi/