Al Nassr pësoi humb je prej 3-1 nga Al Ittihad në Superkupën Saudite, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk e gjeti rrjetën as në sfidën e dytë me klubin e ri.
Mirëpo, tifozët e pranishëm në King Fahd Stadium kanë mundur, t’i shohin nga afër cilësitë e superyllit 37 vjeçar.
CR7 pati një mundësi në fillim të ndeshjes, një goditje të bukur me kokë që u mbrojt nga portieri kundërshtar, si edhe një gjuajtje të lirë që shkoi mbi portë.
https://twitter.com/alnassrdepres/status/1618674491802132480
Sidoqoftë, një nga momentet që ka marrë vëmendjen e tifozëve ishte aftësia e shkëlqyer që tregoi në përballje me lojtarët kundërshtarë duke arritur t’i kalojë dy mbrojtës në mënyrë spektakolare.
Ronaldo ishte caktuar kapiten në këtë ndeshje, megjithatë gjërat nuk shkuan sipas planit të Rudi Garcias, pasi në fund triumfoi homologu i tij në anën tjetër, Nuno Espirito Santo. /Telegrafi/