Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka treguar paraqitje të mira në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë 73 kilogramë.
Akil Gjakova triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, por pastaj u mposht nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit. /Telegrafi/