Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova ka postuar një video motivuese në rrjetet sociale, duke treguar se është gati për Lojërat Olmpikë që do të zhvillohen këtë vit në Tokio të Japonisë.
Lojërat Olimpike të Tokios janë afër të zhvillohen pasi janë paraparë të nisin me datë 23 korrik dhe zgjasin deri më 8 gusht.
Kosova do të marrë pjesë për të dytën herë në Lojërat Olimpike dhe sporti i Xhudos është ai që do ta thotë fjalën e tyre në Olimpiadë.
Pesë garues do ta thonë fjalën e tyre, ndërsa njëri nga ta padyshim se është xhudisti Akil Gjakova.
Është vet Gjakova, i cili ka postuar një video motivuese duke treguar se është gati për Lojërat Olimpike dhe ndihet shumë krenar që përfaqëson Kosovën.
Postimi pa ndërhyrje i Akil Gjakovës
“Çka m’bon ma së shumti krenar, osht’ që e boj për vendim tem, me zemër e me shpirt, që Kosovën me e ngjoft’ krejt bota! Me u bo kampion i Evropës ka lypë shumë punë, e puna s’ndalet kurrë, se ky osht veç fillimi!
Une jom Akil Gjakova. Shihemi n’Tokyo!”
/Telegrafi/
Videon mund ta shikoni KËTU.