Telegrafi

Akil Gjakova dhe Loriana Kuka ndalen në çerekfinale, kërkojnë të bronztën me repesazh

Pas dy fitroeve të para, Akil Gjakova është mposhtur në Grand Prixin që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Xhudisti nga Kosova, ka pësuar humbje në çerekfinale nga Makhmadbek Makhmadbekov i Rusisë që në këtë Grand Prix po garon si i pavarur.

Tani xhudisti kosovar kërkon medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë nëpërmjet repesazhit.

Humbje në çerekfinale ka pësuar edhe xhudistja kosovare Loriana Kuka. Kuka u mposht në çerekfinale nga britanikja Kelly Petersen Pollard.

Loriana tani kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit në Grand Prixin e xhudos që po mbëhet në Dushanbe të Taxhikistanit./Telegrafi/